Mario Mitaj: Mbrojtësi më i mirë në kualifikueset e Botërorit

FOTO/ Mario Mitaj, unik në kualifikueset e Botërorit: Statistikat e rendisin si më të mirin, krah yjeve të Europës

Mario Mitaj shfaqet si një figurë e veçantë. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin e sezonit për kualifikueset e Botërorit në Europë, duke u konsideruar lojtari më i mirë në krahun e mbrojtjes.

Në këtë ekip të spikatur, krahas Mitajt, bëjnë pjesë edhe emra të njohur nga kombëtaret e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës. Mitaj vlerësohet me një notë mesatare prej 7.62 për performancën e tij gjatë gjithë fazës kualifikuese.

Aktualisht, Mitaj luan me skuadrën e Al Itihad dhe dallohet si një rast unik, pasi ndryshe nga shumica e lojtarëve në këtë formacion, ai nuk aktivizohet në kampionatet europiane.

Scroll to Top