Turiste Ruse Kap Hajdutin e Telefonit në Argjentinë

Turistja ruse bëhet virale pasi kapi hajdutin që u përpoq t’i vidhte celularin

Një turiste ruse në Argjentinë ka bërë xhiron e rrjetit pas një momenti mbresëlënës, ku ajo arriti të ndalojë vetë një hajdut që u përpoq t’i vidhte celularin.

Në videon që po qarkullon gjerësisht, shihet turistja teksa pret në semafor me biçikletë. Papritur, një motor me dy persona afrohet dhe personi i dytë në motor i rrëmben telefonin nga dora.

Megjithatë, turistja nuk u dorëzua. Ajo kapi fort hajdutin, i cili u përpoq ta godiste për ta larguar, por pa sukses. Ndërsa motori po përpiqej të largohej, hajduti humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, pasi vajza vazhdonte ta mbante fort për këmbën.

Menjëherë, kalimtarë të tjerë iu afruan dhe e mbajtën të palëvizur derisa mbërriti policia. Më pas, policia arrestoi edhe shoferin e motorit, i cili ishte larguar. Gjatë kontrollit, në xhepin e tij u gjetën 10 celularë të vjedhur.

Scroll to Top