Plani i Trump për Ukrainën: Paqe apo Dorëzim?

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: “Gati për paqe, jo për dorëzim”

Administrata Trump po përparon me një plan prej 28 pikash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili përfshin lëshime të konsiderueshme territoriale ndaj Kremlinit dhe kufizime për ushtrinë ukrainase. Ky propozim, sipas zyrtarëve ukrainas, është përshtatur sipas kërkesave të Moskës dhe tashmë ka shkaktuar tensione diplomatike mes Kievit, Uashingtonit dhe Ankarasë.

Plani i ri i propozuar nga Trump parashikon që Rusisë t’i jepen pjesë të Ukrainës lindore, të cilat aktualisht nuk i kontrollon, në këmbim të garancive sigurie nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën dhe Evropën kundër agresionit të ardhshëm rus. Këto detaje janë cituar nga një zyrtar amerikan pranë medias Axios.

Sipas raporteve ndërkombëtare, plani i paqes me 28 pikë synon një armëpushim të menjëhershëm dhe një marrëveshje sigurie të mbikëqyrur nga Shtetet e Bashkuara. Ukrainës i kërkohet të njohë sovranitetin rus mbi Krimean dhe mbi zonat e Ukrainës lindore që janë nën kontrollin ose ndikimin rus. Në kundërshëndim, Ukraina do të merrte ndihmë ekonomike dhe garanci sigurie nga SHBA.

Plani përfshin gjithashtu kufizimin e forcave të armatosura ukrainase në rreth 400,000 ushtarë, çmilitarizimin e zonave të caktuara dhe ndalimin e përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi. Mediat ruse, siç raporton Moscoë Times, po diskutojnë mundësinë e krijimit të një komiteti ndërkombëtar monitorues, ku do të përfshiheshin vëzhgues amerikanë dhe turq.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij është “gati për paqe, por jo për dorëzim”, duke theksuar se çdo marrëveshje që implikon humbjen e sovranitetit është “e papranueshme”. Në një postim në platformën Telegram, ai ka nënvizuar se “çështja kryesore për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme është të punojmë në koordinim me të gjithë partnerët tanë dhe që lidershipi amerikan të mbetet efektiv dhe i fortë”.

Zelensky ka theksuar gjithashtu se vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Donald Trump “kanë fuqi të mjaftueshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”. Pas bisedimeve të tij në Ankara me Rexhep Tajip Erdogan, ai ka bërë të ditur se Turqia ka propozuar “skema të ndryshme” për zhvillimin e bisedimeve të paqes, duke nënvizuar rëndësinë e ndërmjetësimit turk.

Ndërkohë, pala ruse e ka pritur planin me “kënaqësi të rezervuar”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “nuk ka nisma të reja zyrtare”, por mediat ruse raportojnë se propozimet e Trump “po lëvizin në drejtimin e duhur”. Zyrtarët rusë besojnë se plani plotëson kërkesat strategjike të Moskës, duke siguruar territoret e fituara dhe duke përjashtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në të njëjtën kohë, Moska dëshiron të paraqitet si e gatshme për dialog, duke e cilësuar planin si një “bazë realiste për negociatat e paqes” që do të mundësojë stabilizimin e rajonit në kushtet që ajo ka imponuar ushtarakisht.

Scroll to Top