Shorti i Botërorit: Shqipëria mund të luajë 2 herë në Poloni

Çudia në rrugën drejt Botërorit të Shqipërisë: Mund të luajmë dy herë në Poloni në 5 ditë! Edhe ndeshjen që nuk do donim të luanim kurrë

Kombëtarja shqiptare ka mësuar sot shortin për fazën “play-off” të Botërorit 2026. Në gjysmëfinale, më 26 mars, do të luajë në transfertë kundër Polonisë. Më pas, në finalen e mundshme, më 31 mars, do të ndeshet, sërish si udhëtuese, me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.

Kjo situatë ka sjellë një zhvillim tepër të pazakontë. Ukraina, që prej fillimit të luftës me Rusinë, nuk luan ndeshjet si pritëse në territorin e saj, por i zhvillon ato në Poloni, e cila ka mirëpritur mbështetësit ukrainas në stadiumet e saj. Në rast se Ukraina nuk gjen një arenë tjetër për të zhvilluar ndeshjet si pritëse, krijohet një paradoks:

  • Ukraina do të jetë pritëse ndaj Suedisë në Poloni.
  • Ukraina do të jetë pritëse ndaj Polonisë, nëse këto dy skuadra takohen në finale.

Kjo situatë do të ishte praktikisht absurde. Për pasojë, Shqipëria mund të jetë e detyruar të luajë të dy ndeshjet e saj të muajit mars në Poloni: fillimisht kundër vendasve (Polonisë), dhe më pas, nëse arrin finalen, ndaj Ukrainës.

Shpresojmë që kjo të jetë finalja drejt Botërorit dhe jo një ndeshje miqësore pa vlerë, të cilën FIFA detyron skuadrat humbëse të luajnë mes tyre. (PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top