Berisha: Rama refuzoi kërkesën e Ballukut për shtyrje vendimi

Berisha: Balluku kërkoi shtyrje 72-orëshe të vendimit, Rama nuk pranoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike pretendimet e tij lidhur me kushtet që, sipas tij, Belinda Balluku i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tyre 7-orësh, pas pezullimit të saj nga detyra me vendim të Gjykatës së Qarkut Gjyqësor (GJKKO).

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se takimi ka qenë tejet i tensionuar, duke aluduar se, sipas informacioneve të tij, janë shkëmbyer qëndrime të ashpra dhe madje kërcënime të ndërsjella.

Ai pretendon se Balluku ka vendosur tre kushte kryesore, mes të cilave:

  • Kërkesa për të shtyrë me 72 orë zbatimin e vendimit të GJKKO-së. Kjo kërkesë, sipas Berishës, Rama nuk ka pranuar ta marrë përsipër, ndërsa telefonatat e “Ulëziut” kanë rezultuar pa sukses.
  • Kërkesa që Këshilli i Ministrave, dhe jo ajo personalisht, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
  • Ndërprerja e “korit të linçimit” ndaj saj në mediat e kontrolluara nga Rama, duke përmendur Top Channel-in si shembull.

Berisha pretendon se këto kushte synonin që Balluku të mos zbulonte informacione para “SKAP-it të partisë” dhe të mos faktonte me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i urdhrit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës.

Nuk dihet qartë roli i “Ulëziut”, i cili u thirr si dëshmitar i këtij “divorci politik” dhe konfrontimi verbal 7-orësh mes Ramës dhe Ballukut.

Scroll to Top