Shqiptar i kërkuar nga Belgjika arrestohet në Greqi

Në kërkim nga autoritetet belge, një shqiptar 39-vjeçar vihet në pranga në Greqi

Policia greke ka arrestuar Osmen Hoxhën, 39 vjeç, nga Fieri, i cili ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arrest europian nga autoritetet belge.

Arrestimi u krye nga oficerët e Nëndrejtorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Greqi. Hoxha dyshohet të jetë pjesë e një organizate kriminale me bazë në Belgjikë, e cila merret me importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, si dhe me kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Urdhër-arresti lidhet konkretisht me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antëerp në shtator 2024, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij grupi kriminal.

Scroll to Top