Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune. Dy automjete janë përplasur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Një mjet tip “Ford” ka goditur nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes, automjeti “Ford” ka shpërthyer në flakë. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes.
