Bisedime Produktive Ukrainë-SHBA për Luftën

Ultimatumi i Trump për luftën, Rubio takohet me zyrtarin ukrainas: Kemi pasur bisedime produktive!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hyri në sallë së bashku me bashkëpunëtorin më të afërt të Zelenskyt, Andriy Yermak.

Rubio theksoi se bisedimet do të vijonin edhe pas disa orësh. “Kemi pasur ndoshta takimin më produktiv dhe më domethënës deri tani në gjithë këtë proces,” tha ai.

Rubio shtoi se tani kanë një “produkt” të ndërtuar mbi “kontributin e të gjitha palëve të përfshira” dhe se kanë bërë “progres të mirë” duke shqyrtuar pikë pas pike atë që përmban.

Ata po analizojnë “disa nga sugjerimet që na u bënë” dhe po bëjnë disa “ndryshime” e përshtatje për t’u afruar më shumë drejt diçkaje me të cilën si Ukraina, ashtu edhe SHBA-ja të ndihen rehat, shpjegoi ai.

Ai shtoi se ekziston edhe pala ruse në këtë ekuacion, por besojnë se kanë disa “njohuri mjaft të rëndësishme” mbi atë që është e rëndësishme për ta.

“Ka ende punë për të bërë,” përfundoi Rubio.

Scroll to Top