Bisedë Trump, Finlandë, Itali mbi planin për Ukrainën

Presidenti finlandez dhe kryeministrja italiane zhvillojnë bisedë telefonike me Trump për planin amerikan për Ukrainën

Presidenti i Finlandës, Aleksander Stubb, njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, së bashku me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Qëllimi i bisedës ishte diskutimi i planit të Trump për Ukrainën.

“Kisha mundësinë të flisja me presidentin Trump, së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Diskutuam për situatën, planin me 28 pika dhe disa zhvillime lidhur me planin e paqes këtu në Johanesburg,” tha Stubb për AFP, në margjinat e Samitit të G20, ku merrnin pjesë të dy zyrtarët evropianë.

Ai shtoi se presidenti amerikan “po punon ditë e natë” për të arritur një marrëveshje me Ukrainën.

“Presidenti Trump iu përgjigj telefonatës në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës, sipas orës së SHBA-së, gjë që tregon se ai po punon pa ndërprerje për arritjen e një marrëveshjeje paqësore në luftën e Rusisë kundër Ukrainës,” theksoi Stubb.

Scroll to Top