Greva e transportit publik në Prishtinë: Autobusët nuk lëvizin

Punonjësit e transportit publik në Prishtinë protestojnë: Asnjë autobus nuk do të lëvizë

Punonjësit e ndërmarrjes publike të transportit në Prishtinë, “Trafiku Urban”, kanë vijuar protestën e tyre për shkak të mospagesave të shumta nga ana e komunës.

Autobusët janë parkuar në njërën nga korsitë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, një arterie kryesore që të çon drejt objektit të Komunës, ku edhe po mbahet tubimi protestues.

Të hënën, protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Komunës së Prishtinës, dhe më pas, së bashku me kryetarin Përparim Rama, u zhvendosën pranë objektit të Qeverisë. Megjithëse u takuan me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk arritën të gjenin një zgjidhje.

Scroll to Top