VIDEO: Dy “udhëtare” të pazakonta, momenti kur hipin në urban, video bën xhiron e rrjetit
Një udhëtim i pazakontë është filmuar në Portland të Oregonit, ku dy dhi hipën në një autobus urban, duke habitur pasagjerët dhe duke tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Kamerat e trafikut kanë kapur momentin kur dy kafshët iu afruan autobusit dhe, pa shumë hezitim, u ngjitën brenda tij, sikur të ishin “pasagjerë të rregullt”.
Pamjet e publikuara tregojnë dhëjet duke lëvizur brenda autobusit dhe duke qëndruar për pak kohë mes pasagjerëve. Pas disa çastesh, dy “udhëtarët” dolën nga autobusi, po aq qetësisht sa kishin hipur.
Pamjet nga ky incident kanë ofruar një moment humoristik në jetën e përditshme të Portlandit, duke e kthyer udhëtimin e dy dhive në autobus në një nga ngjarjet më të pazakonta të ditës.
