Ukraina ka shprehur dakordësi për propozimin e paqes të administratës së Donald Trump, sipas një burimi qeveritar të cituar nga një rrjet amerikan.
Në bazë të deklaratës së zyrtarit amerikan, ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. “Ka disa detaje të vogla që duhet të rregullohen, por në thelb ka marrëveshje,” thuhet në njoftim.
“Të hënën vonë dhe gjatë gjithë ditës së martë, ministri Driscoll dhe ekipi i tij zhvilluan bisedime me delegacionin rus për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë,” deklaroi të martën nënkoloneli Jeffrey Tolbert, zëdhënës i ushtrisë amerikane.
“Bisedimet po avancojnë dhe mbetemi optimistë. Ministri Driscoll është në kontakt të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe agjencitë amerikane ndërsa procesi vazhdon,” shtoi ai.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur përfaqësues të SHBA ndodhen në Abu Dhabi për një raund të ri bisedimesh të fshehta me delegacionin rus. Megjithatë, zyrtarisht, as Kievi dhe as Moska nuk kanë konfirmuar praninë e zyrtarëve të tyre në Abu Dhabi.
