Mbledhja e qeverisë, disa lëvizje zëvendësministrash
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan gjithashtu disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve:
- Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
- Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
- Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
