Guardiola, një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, por në një moment të diskutueshëm
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shënoi një rekord të ri këtë javë, duke drejtuar ndeshjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në krye të skuadrës angleze, kundër Bayern Leverkusen.
Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, Pep ka udhëhequr Cityn drejt 63 fitoreve, 19 barazimeve dhe 18 humbjeve. Skuadra ka shënuar 234 gola dhe ka pësuar 111, duke krijuar një diferencë mbresëlënëse prej +123 golash.
Në total, Guardiola ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve si trajner, duke u barazuar me Bob Paisley dhe Zinedine Zidane për vendin e dytë. Vetëm Carlo Ancelotti, me 5 tituj, kryeson këtë renditje.
Gjatë periudhave të tij te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, Guardiola ka drejtuar në 183 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke arritur 116 fitore. Në këtë aspekt, ai renditet pas Carlo Ancelotit (124 fitore nga 218 ndeshje) dhe Sir Alex Ferguson (102 fitore nga 190 ndeshje).
