Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Menidi, Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte shtatzënë, u dhunua nga nëna e saj. Si pasojë e dhunës, ajo pësoi abort spontan.
Sipas informacioneve nga burimet policore, ngjarja filloi të bëhej e ditur të enjten, më 27 nëntor, kur oficerët e policisë arrestuan nënën 35-vjeçare për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje.
Motivi i kësaj dhune nuk është ende i qartë. E ëma rrahu barbarisht vajzën e saj të mitur shtatzënë, duke i shkaktuar abortin spontan. Pas ngjarjes, vajza mori fetusin dhe u paraqit në stacionin e policisë. Aktualisht, ajo ndodhet në Departamentin e Fëmijëve, pas një urdhri të prokurorit.
