Paqe Ukrainë: Rusia pranon propozime, diskutohen javën e ardhshme

Propozime të reja për paqen në Ukrainë, Kremlini: Diskutimet zhvillohen javën e ardhshme

Rusia ka pranuar atë që Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kanë përshkruar si një “kornizë të përditësuar dhe të përsosur të paqes” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kremlini konfirmoi të premten se propozimi do të diskutohet javën e ardhshme.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se draft-propozimet e paqes të diskutuar nga SHBA dhe Ukraina në Gjenevë mund të shërbejnë si bazë për marrëveshje të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit. Ai shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë luftën.

“Po, këto detaje na janë përcjellë dhe do të diskutohen në Moskë javën e ardhshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Steve Witkoff, i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putinin rreth këtyre ideve.

I pyetur se kur saktësisht do të zhvillohen bisedimet, Peskov tha se Kremlini do të njoftojë gazetarët në kohën e duhur.

Scroll to Top