Aksident masiv Elbasan-Tiranë: 10 makina të përfshira, kaos

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, mbi 10 makina të përfshira

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar kaos në qarkullim. Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të forcës së përplasjes.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Polica Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është jashtëzakonisht i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar.

Scroll to Top