Berisha kundër Ramës: Debat për Komisionin e Venecias dhe Ballukut

Berisha përballë Ramës: “Diella” kundërshton kryeministrin për mbrojtjen e Ballukut me Komisionin e Venecias

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me interpretimin e qëndrimit të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave nga detyra, duke iu referuar edhe rastit të Belinda Ballukut.

Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha ka deklaruar se Rama pretendoi se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave. Megjithatë, sipas Berishës, deklarata e Ramës kundërshtohet nga ministrja e Inteligjencës Artificiale, e njohur si “Diella”, e cila, sipas tij, ka theksuar se nuk ekziston asnjë raport që lidhet me pezullimin e ministrave.

Më pas, Berisha ka ngritur pyetjen: “Kush gënjen? Diella apo Rama?”

Reagimi i Sali Berishës:

“Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik.

Të dashur miq, Edi Rama sot, në mbrojtjen e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, u tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – as konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për zgjedhje vendore.

Pyetja ime është: kush gënjen? Diella apo Rama? Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”

Scroll to Top