Trump akuzon Kinën: spiunazh ndaj SHBA, mbështetje për Iranin

Trump akuzon Kinën për spiunazh dhe dhënie informacioni ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për spiunazh ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ka pranuar hapur se edhe SHBA-të kryejnë veprime të ngjashme ndaj Kinës.

Këto deklarata erdhën pas një raportimi të Wall Street Journal, sipas të cilit subjekte kineze dyshohet se i kanë ofruar Iranit imazhe satelitore të një baze ushtarake amerikane në Jordani, përpara një sulmi me raketa.

Trump foli për këtë çështje të dielën gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One. I pyetur në lidhje me raportin, ai u shpreh se Kina “na spiunon” dhe se Shtetet e Bashkuara “spiunojnë Pekinin gjithashtu”.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, zyrtarë amerikanë dyshojnë se subjekte me lidhje me Kinën i kanë siguruar Iranit imazhe satelitore me rezolucion të lartë të bazës ajrore Muuaffaq Salti në Jordani. Këto imazhe dyshohet se janë siguruar para sulmit iranian me raketa të 17 korrikut, sulm që pati pasoja të rënda për forcat amerikane.

Tre ushtarë amerikanë humbën jetën në këtë sulm ndaj bazës në Jordani. Zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar këtë rast si një nga provat më të qarta deri më tani se mbështetja që disa subjekte kineze i kanë dhënë Iranit gjatë konfliktit mund të ketë pasur pasoja të drejtpërdrejta dhe vdekjeprurëse për ushtarët amerikanë.

Scroll to Top