Parashikimi i motit për ditën e hënë
Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime të vranësirave. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë.
Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
