Vrasja e Mondi Mëhallës: Njërit nga autorët i janë sekuestruar 14 pasuri në qershor
Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një person i njohur për autoritetet.
32-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për veprën penale të pastrimit të parave, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Këto pasuri përfshijnë:
- 12 automjete
- 1 motor
- 1 apartament
- Një biznes me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar transaksione të shumta financiare të lidhura me veprimtarinë e prostitucionit. Është dokumentuar se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t’u paraqitur si ligjore, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
