Mbyllet pas 5 orësh takimi i Ramës me kryebashkiakët, zbardhet porosia: Reforma do të ecë përpara
Pas më shumë se katër orësh, ka përfunduar takimi i Edi Ramës me 20 kryebashkiakët e Partisë Socialiste, ku në fokus ishte Reforma Territoriale.
Rama u ka përcjellë kryebashkiakëve mesazhin se reforma është për vendin dhe jo për një bashki të veçantë. Sipas tij, bashkimi i bashkive synon më shumë kapacitete, administrim më efikas dhe shërbime për qytetarët njësoj si sot.
Reforma pritet të vijojë me konsultime me bashkitë, komunitetet dhe aktorët e përfshirë. Në takimin e sotëm morën pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohet nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu të pranishëm në takim ishin ministri Ervin Demo dhe kryebashkiakët e bashkive që do të shkrihen.
“Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë thënë Rama. Edhe në rastin e Divjakës dhe Dimalit, bashkimi synon të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët. Roli i qytetit do të mbetet i qartë në funksionimin e njësisë së re vendore dhe në ruajtjen e shërbimeve që ofrohen sot. Ky është një nga garancitë kryesore që qytetarët duhet të kenë cenimin e shërbimeve që sot ofrohen nga bashkitë aktuale.
