Zbardhet Vrasja e Biznesmenit në Elbasan, Identifikohen Autorët

Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, identifikohen autorët

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të krimit, ndërsa një bashkëpunëtor është arrestuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, janë arrestuar shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

Një 52-vjeçar është vënë në pranga për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion policisë mbi ngjarjen. Ky person rezulton të jetë roja i karburantit ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer në kuadër të operacionit policor “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë gjetur prova të rëndësishme që kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë operacionit është zbardhur edhe mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar me pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar shtetasit:

  • Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
  • K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Janë shpallur në kërkim shtetasit:

  • M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër tjetër penale.
  • A. K., 35 vjeç, banues në Laç), të dyshuar si autorë të vrasjes, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Hetimet kanë zbuluar se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorim shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top