Kontrabandoi bizhuteri floriri me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari.
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në pikën kufitare Morinë. Ai u arrestua nga forcat e policisë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Audi”, iu gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
Policia ka sekuestruar bizhuteritë së bashku me automjetin, në cilësinë e provës materiale. Bizhutë e sekuestruara arrinin vlerën e 50 mijë eurove.
Mbi 33-vjeçarin, banues në Gjermani, rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
