Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në Shijak
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli. Paraprakisht dyshohet se shtetasi me iniciale T.B. ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa nuk janë gjetur shenja dhune.
“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
