Vrasja e Martin Canit, autori Mario Përlleshaj dënohet me 16 vite burg
Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për rastin e vrasjes së Martin Canit, duke e dënuar autorin Mario Përlleshaj me 16 vite burg.
Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi që Mario Përlleshaj të vuajë 16 vite burgim. Ai u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe fajtor për tentativë vrasjeje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Luis Meçes.
Përlleshaj u dënua fillimisht me 12 vite burgim për vrasjen e Martinit dhe 10 vite burgim për tentativën e vrasjes së Luisit. Megjithatë, në bashkimin e dënimeve, ai përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
