Bllokim rrugor Kakavijë-Janinë nga protestat e fermerëve grekë

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Fermerët grekë kanë vijuar protestat e tyre duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Si pasojë e këtyre protestave, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, pranë kryqëzimit të fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për disa orë.

Bllokada pritet të zgjasë nga ora 14:00 deri në orën 17:00, sipas kohës lokale greke. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është njoftuar nga homologët grekë për këtë situatë.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, thuhet në njoftim.

Gjatë orëve të bllokadës, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet që transportojnë raste emergjence shëndetësore.

Scroll to Top