Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas katër vjetësh arrestimi lidhur me aferën e inceneratorëve.
Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Lidhur me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.
Për çështjen e inceneratorit të Fierit, ajo është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
