Aksident në Durrës, kamioni i mallrave përplaset me automjetin
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 15 në Durrës, pranë rrugës që çon tek Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’. Një kamion mallrash u përplas me një makinë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka normalizuar qarkullimin dhe po heton për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
