Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e kryeministrit, sot është afati i fundit.
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, e cila është mbledhur për të vendosur marrjen në shqyrtim të padisë së kryeministrit. Kjo padi vjen pas pezullimit nga detyra të zv/kryeministres, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Javën e kaluar, Kolegji nuk arriti të vendosë dhe ia kaloi çështjen trupës prej tetë gjyqtarëve kushtetues.
Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave mes saj dhe GJKKO (Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres.
