Toka e Palasës bëhet park ullinjsh, Rama jep mesazhin

“`html

Sherri mes biznesmenëve për tokën në Palasë, Rama rrëzon pistën e ‘gjobëvenies’: Prona për të cilën u zunë do bëhet park ullinjsh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme mes biznesmenëve në Vlorë, duke njoftuar se toka për të cilën ata u përplasën do të kthehet në një oaz të gjelbër, ku do të mbillen ullinj të të gjitha varieteteve shqiptare.

Rama, me fjalën e tij, duket se rrëzon pistën e gjobvënies dhe pranon se mes biznesmenëve Luan Muca dhe Vasil Bedinaj, ka pasur një konflikt për tokat në Palasë.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe, nga ana tjetër, një analizë e hartës pronësore në zonë na ka bindur se duhet që t’i japim fund asaj historie, por duhet edhe që t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre cënuese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni i Shqipërisë turistike, i cili shkon më shumë se transformimi fizik i vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vet, në radhë të parë nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar, edhe me njëri-tjetrin,” u shpreh Rama.

Sipas Ramës, e gjithë sipërfaqja e tokës për të cilën ka lindur konflikti i pronësisë, do të kthehet në një oaz natyror, duke e mbjellë me ullinj.

“Prandaj brutaliteti i çdo lloj natyre duhet që të marrin përgjigjet që kërkojnë rëndësia e një misioni të tillë kombëtar. Autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli, me dhunë mbi tjetrin, me habi mbi klientët, me papërgjegjshmëri mbi hapësirën e përbashkët publike, apo me akte arrogance mbi komunitetin, duhet të bëhen shembull. Shembull i një vije të kuqe e të domosdoshme për Shqipërinë turistike. Ne kemi vendosur ta shpronësojmë të gjithë tokën e të gjithë asaj zone të atij konflikti banal e brutal të ditës së djeshme. Sipas ligjit ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë, në një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit, një park i gjallë ku do të mbillen dhe do të ruhen varietete autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësueset të Mesdheut. Si dhe do të ekspozohen të tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi dhe një adresë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës. Një tokë që ndau me dhunë të gjithë investitorët fqinjë, duke përdhosur të gjithë Shqipërinë do të kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë. Në një territor paqeje, nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ulliri,” vijoi kryeministri.

“`

Scroll to Top