Trump refuzon samite Evropiane, kërkon paqe të menjëhershme

SHBA: Trump refuzon pjesëmarrjen në samitet evropiane, vetëm në rast nënshkrimi të paqes

“Plani i paqes është: prano ose lëre”. Ky ishte mesazhi që presidenti amerikan, Donald Trump, u dërgoi dje udhëheqësve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke refuzuar ftesën për të udhëtuar në Paris nesër dhe në Berlin të hënën, sipas “La Repubblica”.

Presidenti amerikan do të pranonte pjesëmarrjen vetëm në rast se përfshihej nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje. Sipas tij, faza e negociatave ka mbaruar dhe ai nuk do të angazhohet në diskutime që shërbejnë vetëm për të vonuar fundin e luftës.

Mesazhi erdhi nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt. “Presidenti nuk dëshiron më të flasë, ai dëshiron veprim. Nëse ka një shans të vërtetë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, nëse mendojmë se ato takime janë të denja, ne do të dërgojmë një përfaqësues. Presidenti Trump është i ngopur me takime vetëm për hir të takimeve. Ai nuk dëshiron të flasë më, ai dëshiron veprim,” tha Leavitt.

“SHBA-ja dhe administrata Trump mbeten të përkushtuara për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti Trump zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me evropianët. I dërguari i tij special, Witkoff, dhe ekipi do të vazhdojnë bisedimet me të dyja palët,” tha ajo.

“Megjithatë, pjesëmarrja e Trump në takimet e planifikuara në Evropë do të varet vetëm nga një mundësi reale për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje,” theksoi zëdhënësja.

Scroll to Top