Sulm në Universitetin Brown: 2 viktima, panik mes studentëve

SHBA: Studentët në panik, pamjet e momentit kur fshihen në bibliotekën e universitetit pas sulmit me dy viktima

Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja, duke dokumentuar momentin e sulmit me dy viktima në Universitetin Brown, SHBA. Video tregon studentë të universitetit të tmerruar, të cilët përpiqen të strehohen në bibliotekë, ndërkohë që dëgjohen të shtëna me armë zjarri në kampus.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Studentëve iu kërkua të mblidhnin sendet personale dhe më pas u shoqëruan jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Të paktën dy studentë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Gjashtë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri tani, shkaqet e këtij krimi nuk dihen. Dhjetëra oficerë policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket momenti kur policia troket fort në derë, ndërsa studentët fshihen pas tavolinave dhe kabineteve. Nga pamja e tyre, shihet qartë frika se mund të ishte autori i sulmit që po përpiqej të hynte. Më pas ata u siguruan që ishin të sigurt.

Scroll to Top