Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, të pranishëm Kryeministri Rama dhe Balluku
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhjes i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së.
Mbledhja në Kryesinë e Kuvendit ka nisur në orën 10:00. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit të PS është rikthyer edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ky është paraqitja e saj e parë publike që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e saj në detyrë.
