Futbollisti italian njofton humbjen e hidhur: “Na la foshnja 5-mujsh, dhimbje e madhe”
Mbrojtësi italian i Monzës në Serinë B, Armando Izo, ka dhënë një lajm të trishtë. Futbollisti ka bërë të ditur se ai dhe partnerja e tij, Rafaela Fiço, kanë humbur foshnjën 5-mujsh që pritej të vinte në jetë.
“Para se të lindin spekulime të kota, unë dhe partnerja ime, Rafaela Fiço, dëshirojmë të njoftojmë se kemi përjetuar një humbje të rëndë. Fatkeqësisht, foshnja jonë 5-mujsh na la shumë herët dhe do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, kërkojmë respekt, heshtje dhe ndjeshmëri, duke shmangur çdo formë spekulimi mbi një humbje kaq delikate. E vetmja forcë që na lejon të ecim përpara në këtë kohë është dashuria jonë. Faleminderit”, ka shkruar Izo në një ‘story’ në Instagram. Ai është i fejuar prej disa muajsh me 37-vjeçaren Rafaela Fiço.
