Berisha mbështet protestën e Lapaj, kërkon qeveri teknike

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po e realizon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp në selinë e partisë, deklaroi se opozita do të nisë protestat si e vetmja mënyrë për të krijuar një qeveri teknike dhe për të rikthyer votën e lirë.

Kryedemokrati foli gjithashtu për protestën e Adriatik Lapaj para kryeministrisë, duke e përgëzuar dhe përshëndetur kreun e Partisë “Shqipëria Bëhet” për tubimin që po organizon.

“Tani, siç e dini, kjo ‘Foltorja’ jashtë kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka nisur një protestë, të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën dhe aktin e tij, padiskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po e realizon. Kaq mund të them për të,” tha Berisha.

Scroll to Top