Goditja e grupit kriminal ‘Rraja’ / Anëtarët diskutojnë për drogën e sekuestruar në Holandë
Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me grupin kriminal ‘Rraja’, i cili u godit disa ditë më parë.
Bisedat e koduara, të zbardhura nga platforma SKY ECC, zbulojnë diskutime mes dy anëtarëve të këtij grupi rreth sasive të drogës të kapura në Holandë, ku u sekuestruan 475 kilogramë kokainë.
Nga kjo ngarkesë, Ervis Shuli kishte të planifikuar 30 kilogramë, por nuk kishte marrë ende pagesën për 10 kilogramë të tjerë. Një person i paidentifikuar nga SPAK nuk ia ka paguar ende paratë. Nëpërmjet mesazheve në SKY ECC, Shuli komunikon me Përparim Rrajën dhe e pyet nëse ka takuar personin që nuk i ka paguar borxhin.
Ndërkohë, Rraja nga e njëjta ngarkesë kishte 2 kilogramë drogë, për të cilët Ervis Shuli ia kishte paguar paratë, pasi Rraja në atë periudhë nuk ishte në gjendje financiare të mirë.
Gjatë bisedës, dyshja diskutojnë për pagesat e munguara. Shuli shprehet se problemi kryesor nuk janë paratë, por fakti që personi i paidentifikuar nga SPAK e ka mashtruar.
Fragment nga biseda e zbardhur:**
Ervis Shuli: Ku është ai, ku? A më ka thënë se jam në Shqipëri? Po them për atë fushkrujësin. Po. Ai më tha jam aty dhe jam me ty dhe po i kërkoj paratë. Lëkët që ka dhënë për mallin. Ku.va kam fol para 15 ditësh dhe më tha: “Apo me fut nja gjë me shemen, këtu ke unë”. Unë i pata thënë: “Më jep lekët e jua fus sa copë doni”. “Dua 20, jo 20 s’kam vend, por 10 jua fus, ti kaloj lekët në Shqipëri”, tha. “Ok, se kina çuar me shemon 10 copë në Elbasan”. Ok, ju thashë, “në rregull, janë, kam futur buket e lekët s’kanë kaluar asgjë”. Tani kur u nis puna, ju kam çuar stampën dhe sasinë 475 copë dhe ju thashë: “Puna ka hyrë në ujë, ti jap sot, ti jap nesër, jam në Shqipëri, kam takuar cakun”. Ok, mirë, ju thashë, para 5 ditësh anija ka arritur në Holandë, në rregull. Tani malli është kapur, ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty dhe djalin e deputetit, dhe ju i keni thënë: “Shikoje se ta ka futur vi… se ka dash me të marrë”.
Ervis Shuli: E më tha: “Po ti pse ca… si ke futur çka pune me ca?”. Ti thashë: “Unë ja fus nga vetja ime se çka… ska lek prandaj mos u merr me ca… ti, por bjer lekët”. Vëlla, 2 copë ti kam pas futur me lek të mia, se e di se nuk ke lek, mos ta di, por më vjen me ja qi ata robt atij ku.ve. Unë e kam pas me ate shokët e mi që ti i njeh se kush janë. Nuk më bën mend për 60 milionë euro që më ka ai ku.va, po pse rren? Se unë kam pas vetë 30 buk në këtë punë. Por burri lidhet nga fjala, jo nga koka. Por kaq mu desh me ditë se a ke takuar ti me të, se më ka thënë: “Jam në Shqipëri me ty” ka 4 ditë. E plus më ka çuar para 15 ditësh një turr me hashash dhe me shemon në foto.
