Parashikimi i motit për ditën e premte
Ditën e premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla ose mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, sidomos në zonat luginore.
Era do të fryjë nga kuadranti i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
