VIDEO: Publikohen pamjet e ekzekutimit të futbollistit 33-vjeçar në Ekuador. Shkaqet dhe autorët e krimit mbeten të panjohur.
Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në vend.
Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ndërsa në video shfaqen dy persona që kryejnë sulmin. Pamjet u publikuan disa orë pas ngjarjes dhe janë tashmë në duart e autoriteteve.
Klubi Barcelona Sporting Club reagoi me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale. Në deklaratë konfirmohet vdekja e futbollistit pas një sulmi të armatosur.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo motivet e sulmit.
Një video nga një kamerë sigurie ka kapur momentin kur dy persona sulmuan Mario Pineida dhe partneren e tij.
