Protestë kundër Ballukut dhe qeverisë, SPAK heton

Balluku e akuzuar nga SPAK, opozita proteston sot para Kryeministrisë

Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar, i cili ka sjellë përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurinë dhe mohimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

Në fokusin e protestës janë aferat e fundit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emri i saj është përfshirë në akuza për abuzim me tendera me vlerë miliona euro, lidhur me Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive qytetare në protestën që do të mbahet në orën 18:00 para Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzon Ballukun se në pronësi të saj janë 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se, përveç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit të saj, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Ky proces i hap rrugë arrestimit të zv/kryeministres.

Scroll to Top