Berisha: Si përfitonte Balluku pasuritë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një tubimi në Manzë, ka sjellë në vëmendje aferat e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe pasuritë e saj të konsiderueshme, duke përmendur 300 apartamente dhe 15 supermarkete.
“Ajo që është bërë publike deri tani është vetëm një pjesë e vogël. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e dini si i vidhte ajo apartamentet? I lejonte ndërtimet, duke u dhënë leje ndërtimi dhe duke marrë sipër katet e sipërme për vete, pa qenë të ndërtuara ende. U thoshte ndërtuesve: ‘Paratë do t’i merrni nga rruga’. Ndërkohë, pensionistët nuk arrinin të blinin ilaçet dhe numëronin çdo kafshatë. Ndërsa ajo zotëron 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte. Po, sa mendoni ju që ka Edi Rama? Ju jap fjalën e nderit se ka 20 herë më shumë”, tha ai.
