Aktorë dhe sportistë: Qeveria u jep pension të posaçëm 13 emrave të njohur
Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për disa emra të njohur në fusha të ndryshme, si art, sport, e të tjera.
Një pension, vlera e të cilit është sa 10fishi i pensionit social, do të përfitojnë:
- Aktori i humorit Agim Bajko
- Futbollisti Agustin Kola
- Aktorja Aishe Stari
- Basketbollistja Edera Alibegaj
- Aktori dhe regjisori Kostandin Kamberi
- Sportisti Kostandin Shkurti
- Violonçelisti Kujtim Vorpsi
- Peshëngritësi Leonard Toska
- Regjisori Nikolin Gurakuqi
- Futbollisti Rapo Tao
- Aktorja Shegushe Bebeti
- Futbollisti Vasillaq Ruci
- Avokati dhe arbitri Virxhil Karaja
Pensioni i posaçëm jepet nga qeveria për personalitetet më të spikatura në vend. Vlera e këtij pensioni arrin në rreth 80 mijë lekë të reja.
Në të gjithë vendin, rreth 200 personalitete nga fusha të ndryshme përfitojnë pensionin e posaçëm.
