Diell dhe masa ajrore të ftohta, moti për ditën e sotme
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht të përqendruara në relievet malore, sidomos në lindje të territorit, pas orëve të mesditës.
Në zonat malore verilindore, lindore dhe juglindore, parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Do të ketë prani ngricash në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat do të variojnë nga -4 deri në 7 gradë Celsius në zonat e mesme.
Deti do të ketë valëzim të forcës 1ballë.
