Pensione speciale për artistë e sportistë në Shqipëri

Qeveria miraton pensione speciale për personalitete të artit dhe sportit, përfshirë Agim Bajkon, Agustin Kolën e të tjerë

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e shtesave të veçanta për pensionet shtetërore për një grup personalitetesh të njohura të fushave të artit dhe sportit shqiptar. Shtesa përfituese është e barabartë me dhjetëfishin e pensionit social. Megjithatë, shuma totale e pensionit, duke përfshirë përfitimet shtesë, nuk do të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Mes përfituesve të këtij vendimi janë:

  • Agim Nuri Bajko
  • Agustin Pjetër Kola
  • Aishe Daut Stari
  • Edera Kabil Alibegaj
  • Kostandin Aleko Kamberi
  • Kostandin Llazar Shkurti
  • Kujtim Rexhep Vorpsi
  • Leonard Sifi Toska
  • Nikolin Luigj Gurakuqi
  • Rapo Selman Tao
  • Shegushe Hysni Bebeti
  • Vasillaq Thoma Ruci
  • Virxhil Athanas Karaja

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare” dhe ka për qëllim vlerësimin e kontributit të këtyre individëve në zhvillimin e artit dhe sportit në Shqipëri.

Scroll to Top