Shpërthim vdekjeprurës në resortin e skive Zvicër

Shpërthim i fuqishëm gjatë festimeve në një bar luksoz në resortin e skive në Zvicër

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke lënë disa persona të vdekur dhe të plagosur, sipas njoftimit të policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në baren “Le Constellation”, një lokal i frekuentuar nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Pamjet nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë dhe personelin e shpëtimit në punë. Gazeta zvicerane Blick sugjeron se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti. Megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia lidhur me shkaqet e ngjarjes.

Crans-Montana është një destinacion luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg Bernës, kryeqytetit të Zvicrës. Sipas BBC-së, ky resort do të presë një ngjarje të rëndësishme skijimi, Kupën Botërore FIS, në fund të janarit.

Scroll to Top