Presidenti Trump fton kryeministren japoneze në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar kryeministren japoneze Sanae Takaichi të vizitojë Uashingtonin. Ministria e Jashtme japoneze bëri të ditur se një vizitë e tillë pritet të realizohet në pranverë.
Dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës, sipas mediave ndërkombëtare, theksi u vendos në bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh, veçanërisht në fushat ekonomike dhe të sigurisë. Për më tepër, ata shkëmbyen pikëpamje “mbi rajonin Indo-Paqësor dhe riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në ambientin aktual ndërkombëtar”, sipas njoftimeve nga Tokio.
Nga ana tjetër, Donald Trump planifikon të vizitojë Kinën në prill, në kontekstin e mosmarrëveshjes diplomatike të vazhdueshme midis Tokios dhe Pekinit gjatë dy muajve të fundit.
