Protestë Fermerësh: Bllokim Rrugor Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orë 21:00 (me orën greke).

Raportohet se gjatë bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Scroll to Top