Ambasada amerikane në Venezuelë u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga vendi. Ky njoftim vjen pas shpërthimeve dhe sulmeve të raportuara në Karakës, Venezuelë.
Ambasada amerikane në Bogota, Kolumbi, gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u këshilluar që të mos udhëtojnë drejt Venezuelës.
“Ambasada amerikane në Venezuelë këshillon qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë për në vendin e Amerikës së Jugut dhe rekomandon që ata që ndodhen tashmë atje të largohen menjëherë”, thuhet në deklaratë.
