Trump: Kemi kapur presidentin venezuelian Maduro dhe gruan e tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë “kapur udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro” dhe bashkëshorten e tij.
Deklarata e plotë, e publikuar në platformën Truth Social, lexon si më poshtë:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP.”
Burime zyrtare në SHBA i thanë CBS News se Presidenti venezuelian Nicolás Maduro u kap nga Forcat Delta të ushtrisë amerikane. Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.
