Macron: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros, tranzicioni i pushtetit duhet të jetë demokratik
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka komentuar zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar se populli i vendit është çliruar nga diktatura e Nicolás Maduro.
Sipas Macron, qytetarët venezuelianë mund të ndihen të lehtësuar pas viteve të shkeljeve sistematike të lirive themelore dhe minimit të dinjitetit qytetar.
Ai shtoi se e ardhmja duhet të karakterizohet nga një tranzicion i qetë dhe demokratik, duke respektuar plotësisht vullnetin e qytetarëve.
Presidenti francez shprehu shpresën që Edmundo González Urrutia, i zgjedhur në vitin 2024, të mund të kontribuojë në rikthimin sa më të shpejtë dhe të qetë të normalitetit institucional në Venezuelë.
Macron nënvizoi gjithashtu se Franca është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët rajonalë dhe mbetet e angazhuar dhe e gatshme për çdo situatë.
Prioriteti kryesor për Francën mbetet siguria e shtetasve të saj në Venezuelë gjatë kësaj periudhe të pasigurt.
